Paloka: Nuk është krim të jesh thuthuq, veprimi im ishte i supermenduar

Shqipëria

Paloka: Nuk është krim të jesh thuthuq, veprimi im ishte i supermenduar

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 22:58
Edi Paloka, Edi Rama

Nënkryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka shpjeguar arsyet e sulmit të sotëm me bojë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Veprimi im është i supermenduar. Ka qenë bojë shkrimi dhe mendimi i supermenduar, në çdo detaj. Që nga boja deri tek mënyra si e kam përdorur. Më ndihmoi Zoti që ja dhoha në gojën e qelbur, sepse është një Kryeministër që fyen gazetarët, qytetarët, fyen popullin e tij”, është shprehur Paloka në “Opinion”.

Nënkryetari i PD-së vijoi duke thënë se, Rama kishte sharë dhe fyer sërish sot jashtë mikrofonit ndërsa pohoi se nuk preket nga fjalët e tij.

“Thuthuq  jam dhe nuk besoj se është krim të jesh thuthuq. Ky zotëria, kur nuk ka më argumenta, ky që grabit çdo ditë shqiptarët, sigurisht që kështu do reagojë”, vijoi Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat