Në protestën e opozitës vetëm punonjës bashkie

Shqipëria

Në protestën e opozitës vetëm punonjës bashkie

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 08:53
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama, duke folur për protestën e opozitës, u shpreh mbrëmjen e sotme se në shesh do jenë si gjithnjë punonjësit e bashkisë dhe vetëm pak qytetarë të tjerë, ndërsa shtoi se policia atë ditë duhet të zbatojë ligjin.

“Ne kemi dhe eksperiencën e protestave. Kemi bërë protesta të jashtëzakonshme. Për një parti politike nuk është e vështirë të motivojë një numër personash për të dalë në protestë, por nuk është kjo një njësi matëse, por rëndësi ka kur shkon në zgjedhje. “Piazze piene e urne vuote”, pra mbush sheshet plot, por s’kanë atë mbështetje në vota, pasi janë jo tërheqës”, tha Rama.

“Besoj se policia ka kapacitetet për t’ja dalë në këtë drejtim. Mua nuk më bëjnë asnjë lloj impresioni këto lloj deklaratash, apo protestash. Këto protestat e opozitës nuk kanë pasur më shumë se grupet e punonjësve të bashkisë. 1200 vetë paguan bashkia Lezhë me rroga. Një kosto e lartë që duhet të shkonin për rrugë… etj”, – shtoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat