Premtimi i mbajtur i qeverisë, për herë të parë kryhet koronarografia në spitalin e Fierit

Shqipëria

Premtimi i mbajtur i qeverisë, për herë të parë kryhet koronarografia në spitalin e Fierit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:02
Në spitalin e Fierit

Koronarografia, një procedurë invazive, që konsiston në kontrollin e arterieve koronare u realizua për herë të parë në spitalin rajonal të Fierit.

Kirurgu Ndriçim Kallashi kreu këtë procedurë që konsiston në kontrollin e arterieve koronare, të cilat janë përgjegjëse për furnizimin e zemrës me gjak.

Tashmë banorët e Fierit nuk do të shkojnë më në Tiranë për të realizuar këtë ndërhyrje jetë shpëtuese.

Gjashtë muaj më parë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu premtuan mbështetje për spitalin e Fierit për ta shndërruar atë në një spital rajonal, i cili të ofrojë shërbime të reja në fushën e kirurgjisë dhe shërbime të tjera.

Kjo mbështetje dha frutet e saj të dukshme dhe tani e në vazhdim, Koronarografia do të kryhet edhe në spitalin rajonal të Fierit.

Rreth 163 mijë pacientë janë përfitues të drejtpërdrejtë të investimit të qeverisë për transformimin e spitalit rajonal të Fierit. Po ashtu spitali rajonal i Fierit mbulon gjithë urgjencat kardiake të rajonit jugor të vendit, falë investimeve në laboratorin e ri të hemodinamikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat