PD, Vokshi: Modeli qeverisës i Edi Ramës duhet të marrë fund! Të protestojmë për…

Shqipëria

PD, Vokshi: Modeli qeverisës i Edi Ramës duhet të marrë fund! Të protestojmë për…

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 10:57
Albana Vokshi

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare (LDGSH), Albana Vokshi, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në veri të vendit tha se modeli qeverisës që Edi Rama promovoi që në ditën e parë të qeverisjes së tij duhet të marrë fund.

“Në Kavajë kë vuri? Elvis Rroshin. Ju e dini se kë ka kryetarë në disa bashki të vendit, trafikantë ose përdhunues. Sepse ju e dini se kë ka futur brenda në Parlament. Prandaj kemi rastin të reagojmë”, tha Vokshi nga Kukësi.

Duke e cilësuar si strategji të Edi Ramës për të lënë në prapambetje shqiptarët, duke u mbyllur shkollat, mbyllur bizneset, lënie pa ndihmë ekonomike, Vokshi theksoi se këto janë manovra të një njeriu që planifikon t’i blejë në fund shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme: “Këtë Edi Rama e ka bërë sepse do që t’i lërë në varfëri të tejskajshme që kur të vijnë zgjedhjet ajo familja që nuk i jep dot fëmijëve për të ngrënë ta detyrojë që të shesë votën për pak lek. Do të çojë bandat kriminale. Me paratë e krimit dhe të drogës ai do të mundohet që t’i blejë qytetarët dhe të ruajë karriken e pushtetit”.

Data 15 shkurt u theksua nga Vokshi si dita e fundit ku presim që Edi Rama të largohet, ose përkundrazi, tha ajo, jemi ne që duhet të marrim fatet tona e të fëmijëve tanë në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat