Meta udhëton drejt Gjermanisë për Konferencën e Mynihut

Shqipëria

Meta udhëton drejt Gjermanisë për Konferencën e Mynihut

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 12:44
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Konferencës e Sigurisë së Mynihut që organizohet mes datave 15-17 Shkurt 2019.

Meta udhëton drejt Gjermanisë me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger.

Në faqen zyrtare të kreut të shtetit thuhet se në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë. 

Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencë, Presidenti Meta do të takohet me homologë e personalitete pjesëmarrëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat