Lezhë, 108 biznese shpallën falimentin

Shqipëria

Lezhë, 108 biznese shpallën falimentin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:47
Ilustrim

108 biznese shpallën falimentin gjatë vitit 2018 në Bashkinë e Lezhës, por sipas drejtorisë vendore të Tatim Taksave numri i bizneseve të mbyllura është shumë më i lartë. Ata e lidhin situatën me emigracionin dhe klimën që e cilësojnë të pafavorshme për të bërë biznes.

108 biznese mbyllën aktivitetin gjatë vitit 2018 në Bashkinë e Lezhës, sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Tatim Taksave.

Por sipas drejtuesve vendorë numri i bizneseve të mbyllura është disa herë më i lartë, pasi një pjesë e tyre rezultojnë të regjistruara fiktivisht, por nuk ushtrojnë aktivitet

Kjo sipas drejtorit Arben Ndoj është një problem tjetër, pasi ata gjenerojnë taksa, por nuk i kanë paguar

Arben Ndoj Drejtor i Tatim Taksave, Bashkia Lezhe: Gjatë vitit 2018 në bashkinë e Lezhës kanë mbyllur aktivitetin 108 firma. Shifra është shumë herë më e madhe, sepse përvec mbylljes kemi edhe pezullim të përkohshëm të biznesit.

Ndoj shton numri i subjekteve debitorë ndër vite ndaj Bashkisë është i lartë, ndërsa mbylljen e bizneseve e lidhe me emigrimin dhe atë që e cilëson situatë të pa favorshme ekonomike.

Arben Ndoj Drejtor i Tatim Taksave, Bashkia Lezhe: Si rezultat i situatës së pa favorshme ekonomike janë debitorë ndër vite.

Sipas të dhënave të Bashkisë Lezhë, numri i bizneseve që kanë mbyllur aktivitetin ka shënuar rritje vit pas viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat