Fshatrat pa qendra shëndetësore. Rruga e gjatë për një gjilpërë në Bulqizë

Shqipëria

Fshatrat pa qendra shëndetësore. Rruga e gjatë për një gjilpërë në Bulqizë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Ilustrim

Rreth 1 000 banorë të fshatit Dushaj dhe Lepurakë në Buqizë udhëtojnë disa kilometra për të bërë një gjilpërë apo kontrollin më të thjeshtë mjekësor.

Prej dy vjetësh, qendra shëndetësore është mbyllur, duke lënë pa shërbim fshatrat Dushaj dhe Lepurakë.

Ata që preken më shumë janë të moshuarit dhe fëmijët, të cilët duhet të udhëtojnë drejt Fushë-Bulqizës apo Spitalit të Bulqizës.

Gjatë dimrit, fshatrat izolohen dhe marrja e ndihmës mjekësore bëhet e pamunndur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat