Rama: S’është miting o mavri me bojë po dialog qytetar

Shqipëria

Rama: S’është miting o mavri me bojë po dialog qytetar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:52
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e takimeve të tij në Vlorë. PD e cilësoi takimin e Vlorës si antimiting dhe strehim të Qeverisë. Ndërkohë deputetë të PD kanë publikuar mesazhe të punonjësve të administratës që thonë se po u bëhet presion për marrë pjesë në takimin e kreut të qeverisë.

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama thotë se do të jetë dialog qyetatar dhe jo miting. Më ironi, ai kërkon nga opozita që të mos i bëjnë shumë reklamë takimit të PS, pasi nuk kanë ku të ulin njerëzit.

”Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesërPresion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonëS’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”,-shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat