“Air Albania” së shpejti zyrtarisht nis fluturimet, firmoset marrëveshja tripalëshe për certifikimin

Shqipëria

“Air Albania” së shpejti zyrtarisht nis fluturimet, firmoset marrëveshja tripalëshe për certifikimin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:19
“Air Albania”

Firmoset marrëveshja financiare. “Air Albania” ka kaluar nëpër disa faza dhe shumë shpejt do të jetë gati për të fluturuar.

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ – Pas testimeve e trajnimeve, si edhe verifikimeve të suksesshme të autoriteteve kompetente ndërkombëtare, të cilave u nënshtrohet një kompani e re ajrore që mban flamurin e vendit, u firmos sot marrëveshja trepalëshe financiare e “Air Albania-s”, që i hap rrugë certifikimit të saj.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) Belinda Balluku, tha sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë se “Air Albania” ka kaluar nëpër fazat e konsolidimit të testimit teknik dhe përgatitjes së të gjitha letrave manualeve që kërkohet për t’u certefikuar, për të arritur sot në konkludimin e marrëveshjes financiare mes palëve e cila hap dritën jeshile për ccertëfikimin e kësaj kompanie nga autoritetit civile gjë që do të ndodhë brenda një jave ose 10 ditëve”.

“Jemi duke përfunduar procesin për të mbyllur projektin. Air albania shumë shpejt do të jetë në qiell. Kjo do të jetë krenaria e shqiptarëve dhe një nder i madh. Ne sot nënshkruam dokumentet e partneritetit”,- tha Balluku.

Balluku shpjegoi se, krijimi i një kompanie ajrore është një proces i rëndësishëm sepse ka të bëjë me sigurinë që duhet t’i ofrojmë pasagjerëve. Sidomos kur flitet për një kompani që mban flamurin flasim për seriozitetin dhe përkushtimin më të madh që mund t’i jepet një procesi.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airline, falenderoi kryeministrin Edi Rama dhe gjithashtu ministren Balluku për bashkëpunimin.

“Jemi shumë të gëzuar që jemi këtu. Ju e dini që prej disa kohësh po punojmë mbi përgatitjen e infrastrukturës për Air Albania dhe jemi shumë krenarë që punojmë për procesin përgatitor të Air Albania. Kjo detyrë na është dhënë nga dy liderat, Presidenti Erdogan, dhe kryeministri Edi Rama dhe pas kësaj, ne filluam të punojmë shumë fort dhe përgatitja e procesit teknik është kryer dhe pothuajse jemi duke përfunduar procesin për të përmbyllur projektin”- tha ai.

“Air Albania shumë shpejt do të jetë në qiell dhe shumë krenarë ne po punojmë së bashku me palën shqiptare si Turkish Airlines dhe infrastruktura është gati dhe siç kemi parë që ky process teknik është punuar me shumë kujdes. Tani ne jemi gati dhe së shpejti do të jemi në qiell, ne do të shikojmë Air Albania në qiell dhe mendoj se do të jetë krenaria e Shqipërisë dhe është një kënaqësi e madhe, një nder i madh të punojmë për popullin shqiptar dhe gjithashtu, për aviacionin shqiptar”, – theksoi Drejtori i Turkish Airline.

“Sot ne nënshkruam gjithashtu dokumentet e partneritetit dhe kthehem plot shpresë në Stamboll dhe grupi im i punës do të punojë për të dhe do të përmbyllim procesin shumë shpejt. Faleminderit shumë dhe shpresoj t’ju shoh në fluturim”- deklaroi ai. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat