Dështojnë zgjedhjet në Universitete, asnjë kandidat për të përfaqësuar studentët në Borde

Shqipëria

Dështojnë zgjedhjet në Universitete, asnjë kandidat për të përfaqësuar studentët në Borde

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:34
Ilustrim

Asnjë kandidat nuk është paraqitur në zgjedhjet për Bordin e Administrimit të Universitetit të Tiranës. Procesi ka dështuar duke lenë kështu pa anëtar studentët në këtë bord dhe duke anuluar edhe zgjedhjet që do të mbaheshin më 25 shkurt.

Procesi i zgjedhjes së anëtarit të Bordit të Administrimit nga ana e studentëve ka dështuar në Universitetin e Tiranës.

Afati i dorëzimit të kandidaturave ka përfunduar në 11 shkurt por burimet bëjnë me dije për Ora News se nuk  është paraqitur asnjë emër duke e çuar procesin drejt dështimit që në nisje.

Sipas kryetares së Komisionit Institucional të Zgjedhjeve, Majlinda Keta, asnjë personalitet publik nuk u vetëkandidua ndonëse në disa media dhe websitin e Universitetit të Tiranës u bë ftesë publike për pjesëmarrje.  

Pakti për Universitetin parashikonte që një nga 7 anëtarët e Bordit të Administrimit dhe që përfaqëson Ministrinë e Arsimit do të zgjidhej nga studentët.

Këta të fundit do të duhej që më datë 25 shkurt të votonin për kandidatin e preferuar dhe tre më të votuarit do ti shkonin Ministrisë së Arsimit, e cila ka tagrin për vendosjen e kandidatit fitues.

Por deri më tani asnjë prej proceseve nuk është realizuar. Në këtë rast do të duhet të jetë Ministrja e Arsimit Besa Shahini që duhet të bëjë sërish hapjen e procesit.  

Ndërsa, Universiteti i Mjekësisë ka shtyrë afatin e aplikimeve.

Në faqen zyrtare të tij, njoftohet se ky afat shtyhet deri më 18 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat