Gjatë intervistës së tij për Syri.net, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmed Bardhi është shprehur se, ditën e nesërme nuk do të ketë konfrontime me policinë.
Ai shtoi se, 70% e punonjësve të policisë do të jenë me protestën pasi kanë shumë arsye për të qenë kundër kësaj qeverie.
“Ne dimë shumë gjëra për Edi Ramën. Përfshirë edhe gjendjen e tij mendore. Ka patur një takim me punonjës policie dhe pasi kanë dalë na kanë thënë se, gjendja e tij psikologjike është shumë e rënduar. I kishte thirrur dhe nuk kishte folur asnjë fjalë. Nuk do të ketë asnjë konfrontim me policinë. 70% e tyre janë me pasi nuk kanë marrë ende rrogat e tyre. Paratë e tyre ia japin DH Albania dhe nuk paguajnë djersën e policisë. 70% e tyre janë me. Edhe ata duan të jetojnë në një vend normal”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i PD-së.
Sipas Bardhit, protesta e nesërme do të jetë fundi i Edi Ramës.
“Data 17 SHkurt do të jetë një ditë me diell për shqiptarët”, vijoi Bardhi.