Vasili: Rama një i sëmurë pa shërim, po kthehet te antimitingjet e Hysni Milloshit në '91

Shqipëria

Vasili: Rama një i sëmurë pa shërim, po kthehet te antimitingjet e Hysni Milloshit në '91

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 17:38
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i ftuar në Ora News, ka komentuar ngjarjet e fundit në vend dhe protestën e nesërme duke u shprehur s,  kryeministri Edi Rama do të përpiqet të bëjë një antimiting në Vlorë gjatë paradites së të shtunës, duke shtuar se kjo përcakton fatin e tij.

“Po u them në mënyrë metaforike. Mjekësia e shpjegon shumë qartë; është një i sëmurë pa shërim”, u shpreh Vasili.

“Kur është një i sëmurë pa shërim ca orë më shumë, ca orë më pak nuk e ndryshojnë fatin e tij. Ky njeri i cili fantazinë më të madhe e ka të bëjë një antimiting nesër në Vlorë, e kuptoni që është më i ikur se ishte Ramiz Alia në vitin 1991. Pas atij viti, mazhorancat kanë këmbyer njëri-tjetrin, Shqipëria ka parë situata të trazuara, por të kthehej tek antimitingjet që bënte i ndjeri Hysni Milloshi në vitin 1991, as në fantazinë më të çmendur nuk e mendonte njeri. Ky individi që më keni vënë në sfond deri këtu i shkon fantazia. Praktikisht është i vetëdeklaruar i ikur. Kush bën antimitingje e ka të deklaruar fatin e tij. Është thjesht dhe vetëm një funeral i shtyrë”, shtoi më tej kreu I Grupit parlamentar të LSI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat