Rama: Do të verifikohen të gjithë titujt akademikë

Shqipëria

Rama: Do të verifikohen të gjithë titujt akademikë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 20:22
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që ti shkojë deri në fundit verifikimit të titujve akademik të pedagogëve. Në bashkëbisedim me studentë të Universitetit Ismail Qemali në Vlorë përsërit se do të vazhdojë të protestojë për t’ia arritur këtij qëllimi edhe me koston se mund të jetë protestuesi i fundit.

Studentet i lajmëron se pas 18 Shkurtit do të bëhen publik fituesit e vendeve të punës në administratë. Siguron që është një proces transparent, ndërsa me urdhër të tij vajzat do të kenë prioritet punësimi në rast se kanë të njëjtin nivel pikesh me djemtë për pozicione të caktuara.

“Me urdhrin tim po sepse ky vend vetëm nga gratë dhe vajzat mund të bëhet”.

Përsërit se jo çdo vendimmarrje që ka lidhje me universitetet i përket qeverisë.

“Të gjitha i kërkoni këtu, dakort kërkoni se mbaj unë”.

Premton se brenda këtij mandatit do të ketë filluar investimet në të gjithë infrastrukturën universitare në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat