E aksidentoi për vdekje shqiptarin dhe u zhduk, policia zbulon autorin falë detajit në banesë

Shqipëria

E aksidentoi për vdekje shqiptarin dhe u zhduk, policia zbulon autorin falë detajit në banesë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:14
Policia e shtetit

Po ecte me biçikletë dhe i ishte drejtuar shtëpisë, por jeta iu pre në mes pasi një makinë e përplasi dhe e la të vdekur në rrugë duke u larguar.

Por këtë të premte policia ka arritur të arrestojë personin që aksidentoi për vdekje Çaush Ballabanin, 27 vjeçar.

Në pranga është vënë shtetasi 46 vjeçar me inicialet A.Xh, banues në Kavajë. Policia ka këqyrur fillimisht disa kamera sigurie pranë vendit të ngjarës në hyrje të Kavajës dhe ka pikasur llojin e makinës së autorit. Por teksa ka parë në shtëpinë e autorit makinën, ka pikasur dhe një fener të thyer, i cili ishte ndërruar nga makina. Kjo ka mjaftuar për policinë, e cila më pas ka vënë në pranga personin që vrau një 27 vjeçar dhe u largua.

Image

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, parashikuar nga nenet 290/3 dhe 273 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat