Dy shokët prej 10 ditësh të zhdukur, policia nis kërkimet me helikopter

Shqipëria

Dy shokët prej 10 ditësh të zhdukur, policia nis kërkimet me helikopter

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:43
Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës dhe Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet

Prej 10 ditësh familjarët e 32-vjeçarin Sokol Rama, banues në fshatin Mamaj të Tepelenës, dhe shokut të tij, Roland Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet, rreth 40 vjeç, nuk kanë asnjë informacion.

Të parët që denoncuan zhdukjen ishin prindërit e Sokol Ramës, baba i dy fëmijëve të mitur.

Efektivë të shumtë të policisë dhe një helikopter kanë krehur zonën ku telefonat e tyre janë identifikuar për herë të fundit. Bëhet fjalë për një zonë të thellë pranë Frashërit në Përmet.

Ka dyshime se zhdukja e tyre mund të ketë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës.

Sipas të njëjtave burime dy të rinjtë mund të jenë përfshirë në ndonjë incident gjatë transportimit të lëndës narkotike drejt Greqisë dhe të jenë fshehur në zonën e thellë malore të Frashërit në Përmet, ku janë përqendruar edhe kërkimet e Policisë.

Nuk përjashtohet as pista që dy të rinjtë të jenë ekzekutuar nga grupe mafioze që i paguanin për të kryer transport droge për në Greqi, për shkak të ndonjë mosmarrëveshjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat