Shqiptarja 4 vjeçare u përvëlua në tenxheren me qumësht të zier, motra tregon tmerrin

Shqipëria

Shqiptarja 4 vjeçare u përvëlua në tenxheren me qumësht të zier, motra tregon tmerrin

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:56
Altea Jubi

Altea Jubi, vogëlushja 4 vjeçare ishte si gjithë fëmijët e tjerë deri në korrik të vitit 2017 ku ra në tenxheren me qumësht të zier dhe 80% e trupit të saj u dogj.

Për emisionin "BOOM" e motra e saj e madhe rrëfen sesi ndodhi ngjarja një vit më parë.

Motra: Isha duke valuar qumështin dhe në momentin kur e hoqa  motra më kërkoi një kokërr vezë. Unë shkova ta merrja dhe kur kthehem ajo ra. Qumështi ishte i zier, sa e kisha hequr nga soba. Kur e nxora filloi ti ripej lëkura dhe vetëm qante. Më duket gjithmonë sikur koha nuk kalon dhe ajo është akoma aty.

Edhe pse nuk kishte shpresa për jetën iu deshën dhjetra ndërhyrje të specializuara në Turqi që Altea të jetonte.

Por pavarësisht kësaj trupi i vogëlushes është  plot me operacione dhe lëkura e prindërve tashmë është vendosur në shumë pjesë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat