Detaje/ Atentati në Fier, zbulohet emri i të plagosurit

Shqipëria

Detaje/ Atentati në Fier, zbulohet emri i të plagosurit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi është qëlluar më armë zjarri me breshëri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 minuta.

Edmond Fejzullahu ka qenë duke lëvizur me makinën e tij tip 'Benz' me targa AA 733 EO kur i është zënë pritë.

Pasi e kanë ndjekur, autorët kanë qëlluar disa herë me armë në drejtim të xhamit të parë, vendit të drejtuesit të mjetit ku ndodhej Edmond Fejzullahu.

Nga të shtënat, Fejzullahun e kanë kapur dy plumba në gjoks.

Autorët kanë menduar se e kanë vrarë dhe janë larguar. Fejzullahu është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat