Gjysma e shqiptarëve nuk kursejnë, 60% e të rinjve duan të ikin

Shqipëria

Gjysma e shqiptarëve nuk kursejnë, 60% e të rinjve duan të ikin

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Më shumë se gjysma e qytetarëve shqiptarë nuk arrijnë të kursejnë asgjë nga të ardhurat mujore.

Në këtë përfundim ka dalë një sondazh i zhvilluar nga Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë në disa qytete të vendit, i mbështetur nga fondacioni “Konrad Adenauer”.

Ndërkohë që shqetësimet kryesore të qytetarëve janë papunësia, mungesa e perspektivës për të gjetur një vend pune dhe korrupsioni.

Sipas drejtuesit të Fondacionit ‘Konrad Adenauer”, shqetësim është se rritjen ekonomike të pasqyruar nga qeveria, nuk e prek askush në realitet.

Sondazhet janë zhvilluar në vitit 2018, të ndara në dy pjesë, një në muajin Qershor dhe një në muajin Dhjetor, të përqendruara në qendrat urbane.

Nga të dhënat rezulton gjithashtu se mbi 60 për qind e popullsisë së re kërkon të largohet, ndërsa 30.5 për qind kanë bërë një aplikim për tu transferuar jashtë vendit./scan

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat