Këlliçi: Axhendën e protestës e vendosin qytetarët

Shqipëria

Këlliçi: Axhendën e protestës e vendosin qytetarët

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 11:00
Protesta

Kreu i Forumit Rinor Demokratik, Belind Këlliçi tha për Ora News se axhendën e protestës do ta vendosin qytetarët.

Ai shprehu shqetësimin se qeveria ka bllokuar rrugët për të mosë i lejuar qytetarët të vijnë në protestë.  Ndërsa theksoi se protesta do të jetë paqësore.

Këlliçi: E rëndësishme është që sot të gjithë qytetarët do të jenë në shesh, për të vendosur edhe axhendën e kësaj proteste. E kanë vendosur dhe kanë marrë një vendim qytetarët, nuk mund të vazhdohet me këtë kryeministër.

Mbrëmë janë bllokuar disa rrugë për të mos i lejuar protestuesit. Kjo tentativë nuk iu ka ndaluar qytetarët. Qytetarë nga veriu janë nisur edhe në këmbë për tiu bashkuar kësaj proteste.

Të rinjtë në këtë protestë janë kundër dhunës. Do ti dhurojnë policeve femra lule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat