Rama dhe Lleshaj përdorin metoda ushtarake kundër protestuesve

Shqipëria

Rama dhe Lleshaj përdorin metoda ushtarake kundër protestuesve

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:49
Foto

Gjatë protestës së sotme, ndaj qytetarëve janë përdorur një mori objektesh dhe lëndësh kimike, me qëllim largimin e tyre nga protesta.

Forcat speciale dhe garda, të cilat gjenden mbi tarracën e kryeministrisë dhe brenda saj, kanë hedhur gaz lotsjellës disa herë, ujë me presion dhe plumba gome në drejtim të qytetarëve.

Këto metoda ushtarake duket se janë një strategji e, ish gjeneralit të konvertuar në ministër të brendshëm,  Sandër LLeshaj, i cili ka vënë në zbatim një plan të mirëmenduar, me qëllim  shpërndarjen e turmës.

Partitë politike të opozitës, kanë bërë thirrje që policia të ndalë dhunën, veçanërisht gazin lotsjellës, i cili është hedhur masivisht dhe ka shkatuar dëme tek qytetarët. Pamje dramatike janë transmetuar në media, të protestuesve të cilët janë helmuar nga gazi i hedhur në drejtim të tyre.

Këto metoda ushtarake skandaloze,  ë përdorura mbi qytetarët, duhet të jenë objekt hetimi nga organet e drejtësisë.

Pavarësisht taktikave ushtarake të qeverisë, qytetarët kanë vijuar të qëndrojnë në shesh dhe protsta e opozitës po vazhdon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat