Autorët e dhunës do mbajnë përgjegjësi, reagim i OSBE-së

Shqipëria

Autorët e dhunës do mbajnë përgjegjësi, reagim i OSBE-së

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Pamje nga protesta

Në lidhje me ngjarjet e ndodhura sot në protestë reagoi edhe prezenca e OSBE-së në Tiranë.

Ndër të tjera theksohet se nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi

“Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri”, thekson OSBE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat