Gazetarja i nxjerr Ballës në studio foton teksa policia dhunon

Shqipëria

Gazetarja i nxjerr Ballës në studio foton teksa policia dhunon

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 18:50
Foto

Deputeti socialist Taulant Balla, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” me Nisida Tufën, dënoi “dhunën” e protestuesve të cilët i konsideroi “rrugaçë”.

Mirëpo gazetarja Nisida Tufa i nxorri një foto të Ballës duke dhunuar policinë. Mirëpo Balla justifikoi sjelljen e tij, duke u shprehur se policia ishte në shkelje duke mos lejuar deputetët të ndjekin nga afër mbledhjet e KQZ. “Ligji për statusin e deputeti lejon deputetin për të hyrë në çdo institucion”, tha Balla.

Më tej Balla u shpreh se policia po kryen verifikimet për personat që kanë ushtruar dhunë sot përpara kryeministrisë dhe se ndaj tyre do merren masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat