Protesta, shoqërohet në polici ish-kreu i Policisë Bashkiake

Shqipëria

Protesta, shoqërohet në polici ish-kreu i Policisë Bashkiake

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 20:02
Florenc Hoxha

Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, është shoqëruar në polici pas protestës së sotme të opozitës.

Protesta ishte një marshim i qetë deri në momentin që kordoni i policisë u ça dhe dhjetra protestues filluan të shkatërronin skelën në derën kryesore të Kryeministrisë.

Burime bëjnë me dije se forca të shumta të policisë janë shpërndarë në të gjithë Tiranën, në ndjekje të personave që ushtruan dhunë para Kryeministrisë.

Nuk është e qartë nëse ka urdhër arresti ndaj Florenc Hoxhës, apo marrje në pyetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat