I varur nga droga prej 15 vitesh, djali i premton nënës se do të ndryshojë - Bota Sot
I varur nga droga prej 15 vitesh, djali i premton nënës se do të ndryshojë

Shqipëria

I varur nga droga prej 15 vitesh, djali i premton nënës se do të ndryshojë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:01
Geraldi na tregoi historinë e tij dhe vështirësitë që kishte kaluar për të hequr dorë nga konsumimi i lëndëve narkotike

Për herë të parë në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një të riu, i cili prej vitesh lufton me varësinë ndaj drogës. Geraldi na tregoi historinë e tij dhe vështirësitë që kishte kaluar për të hequr dorë nga konsumimi i lëndëve narkotike. Kur ishte vetëm 16 vjeç, Geraldi kishte filluar të përdorte drogëra të ndryshme.

Pavarësisht përpjekjeve që kishte bërë duke i’u drejtuar qendrave rehabilituese, ai nuk ia kishte dalë mbanë. Gjithmonë familja i kishte kërkuar Geraldit që të hiqte dorë nga lëndët narkotike, por ai nuk i kishte dëgjuar. Në bisedën që u zhvillua në studio, ai rrëfeu se si ndihej kur ishte nën efektin e tyre. Gjithashtu Geraldi pohoi që ka muaj që nuk konsumon lëndë narkotike, përveç medikamenteve qetësues.

Geraldi kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje nënës së tij, Linditës dhe për t’i premtuar asaj se do të ndryshojë. “Të solla në këtë program për të të kërkuar ndjesë për çdo problem që të kam shkaktuar. Por arsye kryesore është se dua të të premtoj që unë do heq dorë nga droga dhe do të bëhem një njeri më i mirë!”

Image

Zonja Lindita rrëfeu vështirësitë që kishte kaluar ajo me varësinë e Geraldit dhe në fund vendosi që t’i jepte atij dhe një shans të fundit për të ndryshuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...