Publicisti fton Ramën të reflektojë: E papranueshme që vazhdon me arrogancë

Shqipëria

Publicisti fton Ramën të reflektojë: E papranueshme që vazhdon me arrogancë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 23:10
Agron Gjekmarkaj

Publicisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në Vizion +, duke analizuar protestën e opozitës, është shprehur se përmasat e saj ishin të jashtëzakonshme dhe kjo tregon një trend në rritje të demokratëve.

Sipas tij, pikërisht ky masivitet ishte suksesi i opozitës sot.  

Përsa i përket deklaratave që kanë bërë liderët e opozitës, se sot do të binte Rama, Gjekmarkaj u shpreh se ato janë më së shumti motivuese për njerëzit dhe strukturat partiake.

Gjekmarkaj theksoi se pas këtij marshimi, “Rama duhet të reflektojë dhe është e papranueshme që ai të vazhdojë të shprehet me të njëjtën gjuhë arrogante”.

Ai e kishte ndjekur tubimin nga afër, dhe sipas tij, pjesmarrja ishte nga më të lartat në këto vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat