Kadilli-Ramës: Lëri lotët për kërpudhën, sqaro atentatin në Vlorë

Shqipëria

Kadilli-Ramës: Lëri lotët për kërpudhën, sqaro atentatin në Vlorë

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 15:55
Fatbardh Kadilli

Fatbardh Kadilli, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike ka reaguar për atentatin e rëndë ku mbetën dy persona të vdekur dhe një tjetër i plagosur në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’.

Ai ka sulmuar ashpër shefin e ekzekutivit, Edi Ramën, ndërsa i kërkoi atij të sqarojë vlonjatët se çfarë po ndodhë në qytetin e tyre.

‘Edi Rama, mos u merr me protestuesit, por sqaro ‘vlonjatët’ e tu, çfarë po ndodh që ata nuk janë të sigurtë as në rrugë, as në shtëpi, as në punë.

Lëri lotët për kërpudhën dhe jep llogari për dy të vrarët sot, vetëm një ditë pas shou-t të turpshëm.

Për ty njerëzit vlejnë më pak se ‘kërpudha’, shkruan Fatbardh Kadilli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat