Kryemadhi paralajmëron Ramën: Beteja vazhdon, s’ke parë gjë akoma

Shqipëria

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Beteja vazhdon, s’ke parë gjë akoma

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:29
Monika Kryemadhi

Teksa lideri i demokratëve është shprehur se ka propozuar djegien e mandateve, një reagim ka ardhur dhe nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka paralajmëruar gjithashtu Ramën.

Përmes një statusi në rrjetin social, Kryemadhi ka shkruar se beteja kundër Ramës dhe Krimit vazhdon dhe se kryeministri “nuk ka parë gjë akoma”.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, shkruan ajo.

Mbetet për t’u parë nëse dhe LSI apo partitë e tjera të opozitës do të zgjedhin rrugën e porpozuar nga Basha për demokratët, djegien e mandateve të tyre si deputetë dhe daljen në rrugë për të vijuar protestat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat