Basha që do digjte qeverinë, ka vendosur të djegë opozitën

Shqipëria

Basha që do digjte qeverinë, ka vendosur të djegë opozitën

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 17:08
Elisa Spiropali

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që tha se do digjte Qeverinë, ka vendosur të djegë opozitën. Ky është reagimi i zëdhënëses së Qeverisë dhe ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pas deklaratës së kreut demokrat se do i propozojë Grupit Parlamentar të PD-së, djegien e mandateve.

“Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!”, tha Spiropali.

Basha paraditen e sotme, një ditë pas protestës së dhunshme para Kryeministrisë, deklaroi se do të propozojë djegien e mandateve të deputetëve të PD-së në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat