Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Sokol Balla ndan lajmin e papritur

Shqipëria

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Sokol Balla ndan lajmin e papritur

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 17:28
Sokol Balla

11- vjetorin e Pavarsisë së Kosovës, Sokol Balla e ka uruar  zyrtarisht si një shtetas kosovar.

Ndërkohë që janë përgjithësisht shqiptarët e Kosovës ata që kërkojnë dhe dëshirojnë që të marrin shtetësinë shqiptare, Sokol Balla synon të kundërtën.

Moderatori i emisionit “Real Story”  mesa duket se ka aplikuar për nënshtetësinë e Kosoves dhe tashmë pret të marrë në dorë pasaportën.

Balla ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram një foto të dekretit me të cilin ka marrë shtetësinë, si një qytetar i Kosovës.

“Urime Kosovë, nga shtetasi yt më i ri!” – uron pavarësinë e Kosovës Sokol Balla në mbishkrimin që shoqëron dekretin e publikuar.

Tashmë Sokol Balla është nënshtetas shqiptar dhe kosovar, ndërkohë na mbetet të presim për të mësur më shumë rreth arsyes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat