Fier, teatri “Bylis” rihap dyert në mars me pamje të re

Shqipëria

Fier, teatri “Bylis” rihap dyert në mars me pamje të re

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 18:45
Fier

Teatri Bylis në Fier pritet të rihapet për artdashësit në muajin mars, ndërsa po i nënshtrohet rikonstruksionit të parë në 5 dekada.

Fillimi i muajit mars pritet ta gjejë teatrin Bylis në Fier me një pamje të re. Godina është në fazën përfundimtare të rikonstruksionit të parë pas 50 vitesh.

Ndërhyrja është e gjithanshme nga skena deri tek fasada, duke krijuar kushte më të mirë për aktorët dhe artdashësit fierakë.

Gjatë periudhës gati 1 vjeçare të rikonstruksionit, trupa e aktorëve fierakë ka zhvilluar turne thuajse në të gjitha skenat artistike të vendit, ndërsa tashmë pret të rikthehet në shtëpi.

Teatri Bylis është krijuar në vitin 1971, ndërsa salla e tij ka një kapacitet për 480 spektatorë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat