Shqiptari rrëfen historinë e rëndë: Nusen e goditi tensioni dhe ra mbi arkivol gjatë varrimit

Shqipëria

Shqiptari rrëfen historinë e rëndë: Nusen e goditi tensioni dhe ra mbi arkivol gjatë varrimit

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 19:12
Hajdari nga Hajdar nga Fushë-Arrëzi

Një histori e dhimbshme e një bashkëshorti i cili rreth 3 vite më parë humbi bashkëshorten e tij si pasojë e sëmundjes së diabetit dhe tensionit.

 Z.Hajdar ka jetuar në Fushë-Arrëz deri në çastin kur bashkëshortja e tij ndërroi jetë, dhe më pas ka ardhur në Tiranë.

Ai është bërë pjesë e rubrikës “Kam një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” ku kishte ardhur për t’i bërë një surprizë djalit dhe nuses së tij për t’i për ti falenderuar që i kanë qëndruar pranë duke u kujdesur për të në këto momente të vështira. Për vite me radhë z.Hajdar dhe familja e tij, bashkëshortja dhe tre djemtë kanë jetuar në Fushë-Arrëz.

“Nusja kishte probleme me diabetin, me tensionin gati 15 vjet me insulinë. Edhe u përkeqësua vitet e fundit. Fëmijët i nisa jashtë shtetit me dëshirën e nuses për më mirë. Fëmijët nuk ecën shumë mirë. I kapte policia, i kthente, i lëshonte. Dy fëmijët ishin në Angli pa dokumente. Edhe aty u përkeqësua nusja. Iku në një varrim të vajzës së tezes, aty e goditi tensioni dhe ra sipër arkivolit. Në gjendje kome e çuam në spital në Pukë, nga Puka në Tiranë. Jetoi 15 ditë, pas 15 ditësh ndërroi jetë. Aty mërzia filloi. Ka 3 vite që më ka ikur nga jeta dhe djali i madh ishte atje në Angli, i cili pas vdekjes së të ëmës u kthye”,-është shprehur z.Hajdar.

Ndërkohë në Fushë-Arrëz vijon të jetojë dhe punoi djali i madh i familjes, i cili ka qenë dhe mbështetja kryesore për babain e tij, percjell opinion.al

“Nusja e djalit me gjithë burrin dhe dy fëmijët e vegjël janë në Fushë-Arrëz. Kam dhe djalin tjetër që punon polic në Bashki. Nusja e djalit bën gjithçka për mua. Një ditë po një ditë jo më nisin ushqimin nga Fushë-Arrëza në Kamëz.Por duket se jo vetëm z.Hajdar ka dashur të surprizojë familjarët e tij. Pasi ata pranuan ftesën e emisionit dhe u gjenden në ambientet e TvKlan në dhomën e grimit panë z.Hajdar dhe kuptuan se ishte pikërisht ai që i kishte ftuar. Ata e surprizuan babain e tyre duke i sjellë nipin dhe mbesën e tij në studio. Ky ishte një çast mjaft prekës dhe emocionues për të gjithë familjarët e pranishëm në studio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat