Mbledhja e grupit të PD, Basha: Jemi në borxh me qytetarët, tani na takon ne…

Shqipëria

Mbledhja e grupit të PD, Basha: Jemi në borxh me qytetarët, tani na takon ne…

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka mbledhur paraditen e sotme parlamentar për të vendosur lidhur me deklaraten e fortë të Bashës një ditë më parë, që theksoi se ka vendosur të propozojë djegien e mandateve.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar pa media, Basha ka deklaruar para deputeteve se “duhet të jemi me qytetarët, të cilët treguan edhe njëherë se kanë besim”.

“Ne jemi ne borxh me qytetarët. Ata na dhanë besimin ne duhet te jemi me ta”- ka thene Basha ne mbedhjen e grupit.

Sipas Bashës, vendi është në gjendje emergjente. “Jemi ne gjendje emergjence kombëtare. Ky është hap nga pozitat e dominimit te forcës popullore”- tha Basha, duke shtuar se “Na takon ne të udhëheqim shqiptarët”.

Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje nga selia e PD-së, se do t’i drejtohet Grupit Parlamentar dhe organeve më të larta për propozimin e tij për djegien e mandateve.

Pasi bëri një analizim të protestës së 16 shkurtit në Tiranë, kreu i PD-së theksoi se tubimi ia arriti qëllimit të tij dhe se pjesëmarrja ishte në nivelin e një referendumi kombëtar. Basha u shpreh gjithashtu se qeveria e Edi Ramës është e kapur nga krimi dhe për këtë kërkoi një zgjidhje politike për krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të parakohshme ose në të kundërt, forca politike që ai drejton do të shkojë drejt një akti ekstrem, që nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, atë të djegies së mandateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat