Rama vë bast se Basha nuk i djeg mandatet, mësohet porosia që i dha socialistëve

Shqipëria

Rama vë bast se Basha nuk i djeg mandatet, mësohet porosia që i dha socialistëve

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:16
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Teksa selia blu ende nuk e ka marrë një vendim zyrtar në lidhje me djegien e mandatave të deputetëve, kryeministri Edi Rama u ka thënë ministrave dhe deputetëve të tij në mbledhjen e sotme që fokusin ta çojnë drejt zgjedhjeve vendore.

Kryeministri u ka dhënë porosi kryesore të tijëve që të nisin përgatitjet për zgjedhjet e qershorit dhe se opozita sipas tij nuk ka “këllqe” për të djegur mandatet. 

Rama ka shpjeguar shkurtimisht se mendon qe opozita nuk do të mundë të gjejë dakortësim mes të gjitha palëve dhe partive politike.

Rama: Unë nuk besoj se opozita do gjejë konsensus për të djegur e mandatet. Ne duhet të përmirësohemi. Mes shpifjeve të kundërshtarëve të shohim çfarë nuk shkon me ne.

Kujtojmë se ditën e djeshme kreu i demokratëve Basha u shpreh se zgjedhja e vetme që i ka mbetur opozitës është djegia e mandateve si deputetë, pasi ata s’mund të qëndrojnë shpërfillës ndaj një parlamenti i cili është krijuar falë krimit dhe shit- blerjes së votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat