Panariti reagon pas qëndrimit të Ramës: Edhe Enveri dhe Hitleri ishin të “ligjshëm”

Shqipëria

Panariti reagon pas qëndrimit të Ramës: Edhe Enveri dhe Hitleri ishin të “ligjshëm”

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:21
Edmond Panariti

Ish-ministri i Edmond Panariti ka reaguar pas deklaratave të mazhorancës, e cila pretendon se parlamenti është i ligjshëm edhe nëse opozita djeg mandatet.
Panariti shprehet se edhe sistemet diktatoriale quhen të ligjshme, pavarësisht se nuk e njohin dhe e shtypin opozitën.

“Parlamenti është i ligjshëm edhe pa opozitën, thote maxhoranca. Po patjetër, sigurisht ashtu si thoni ju është! Sepse sipas këtij arsyetimi, të ligjshëm ishin edhe Stalini, Enveri dhe Hitleri. Shtypen, vranë dhe prene me ligj dhe në emër të tij. Madje ky i fundit e dogji fare parlamentin. Jeni të “ligjshëm” sepse akoma se keni kuptuar apo nuk doni ta kuptoni, që jemi në shtetin e të drejtës dhe jo të ligjit. Në shtetin, ku liria dhe e drejta e individit është e shenjte dhe qëndron mbi të gjitha”,- deklaron në një postim në Facebook, Edmond Panariti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat