Po hetohet në liri, 80-vjeçari nga Lezha: Nuk trembem, do jem dhe të enjten në protestë

Shqipëria

Po hetohet në liri, 80-vjeçari nga Lezha: Nuk trembem, do jem dhe të enjten në protestë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 11:40
Ndue Fuga

Qëndrimi i tij në paraburgimin e drejtorisë së përgjithshme të policisë së Tiranës zgjati pak orë.

80-vjeçari, Ndue Fuga, u mor dje nga banesa e tij në Fishtë të Lezhës dhe u soll në Tiranë nën akuzën për akte dhune gjatë protestës së opozitës me 16 shkurt.

Në orët e mbrëmjes ai u lirua nga qelia, duke vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe arsyeve shëndetësore.

Duke folur një ditë pas lirimit, 80-vjeçari nga Lezha Ndue Fuga thotë se është i përndjekur politik dhe se ka njëmijë arsye për të dalë në protestë. 

"Nuk trembem nga asgjë, as nga mosha për të protestuar.Do të jem sërish në protestë, në mbështetje të opozitës ditën e enjte" ka deklaruar ai.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat