Popullsia në Shqipëri shënon rënie

Shqipëria

Popullsia në Shqipëri shënon rënie

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 12:23
Ilustrim

Popullsia e Shqipërisë në 1 Janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë duke pësuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me 1 Janar 2018, njofton Instituti I Statistikave.

“Gjatë vitit 2018, shtesa natyrore e popullsisë është 7.130 banorë (Lindje-Vdekje), duke pësuar një rënie prej 17,4 %, krahasuar me një vit më parë. Migracioni neto (Imigrantë-Emigrantë) është -15.030 banorë, duke shënuar një rënie prej 0,9 %, krahasuar me një vit më pare”, thuhet në njoftimin e këtij institute.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat