LSI jep sinjalin përmes deputetëve, e gjithë opozita gati të djegë mandatet

Shqipëria

LSI jep sinjalin përmes deputetëve, e gjithë opozita gati të djegë mandatet

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:28
LSI

Partia Demokratike tashmë duket se e ka marrë vendimin për djegie të mandateve eteksa demokratët janë shprehur pro këtij skenari, një sërë sinjalesh në akord me këtë lëvizje kanë ardhur dhe nga deputetët e LSI-së.

Një sërë deputetësh të kësaj force politike janë shprehur se parlamenti nuk është i shqiptarëve por i krimit me në krye kryeministrin e vendit. Valës së statuseve që tregojnë se edhe LSI do të shkojë drejt djegies së mandateve i është bashkuar dhe ish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, e cila ka shkruar në rrjetin social se konsensusi i vetëm i opozitës është djegia e mandateve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat