Berisha zbulon shkakun e atentatit të djeshëm në Vlorë

Shqipëria

Berisha zbulon shkakun e atentatit të djeshëm në Vlorë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 13:36
Sali Berisha

Një ndër viktimat e atentatit në Vlorë ka qenë pjesë e përgjimeve të bandës së drogës mes policisë dhe grupit të Habilajve.

Ish kryeministri Berisha shkruan se ky është shkaku i atentatit të djeshëm mafioz në qytetin e Vlorës, ku dy persona mbetën të vrarë dhe një mbeti i plagosur. Duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha shkruan se atentati i djeshëm ishte larje hesapesh me dëshmitarët e mundshëm.

Postimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Shkaku i ekzekutimeve mafioze dje në Vlorë është eleminimi i dëshmitarëve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Njëri nga të vrarët në Vlorë, ai që ishte edhe i zoti i makinës, ka qenë pjesë e përgjimeve të drogës mes oficerëve të policisë dhe grupit të Habilajve. Fakti që po nxitojnë të përmendin faktin se i plagosuri ka qenë në bandën e Gaxhait në 1997, shërben për të mbuluar ndoshta shkakun e vërtetë, dmth që po hiqen qafe dëshmitarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat