I dënuar për plagosje, arrestohet sarandioti

Shqipëria

I dënuar për plagosje, arrestohet sarandioti

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:26
Foto Ilustrim

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës i cili rezulton të jetë dënuar me 2 vite e 10 muaj për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Bëhet fjalë për Janaq Xega, me banim në fshatin Mursi, të Sarandës.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendiminmë 10 tetor të vitit të kaluar.

Ja njfotimi i Policisë:

Kapet 46 vjeçari në kërkim, i dënuar mbi 2 vite.

Shërbimet e Policisë Sarandë kanë ndaluar shtetasin në kërkim, Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr. 23-2018-1795 (214), datë 10.10.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat