Po sikur Rama të blejë deputetët e listës?! Flamur Noka përgjigjet prerë

Shqipëria

Po sikur Rama të blejë deputetët e listës?! Flamur Noka përgjigjet prerë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:30
Flamur Ndoka

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka deklaruar se vendimi i marrë sot nga Grupi parlamentar i PD për djegien e mandateve është vendimi kryesor dhe gjithçka që e pason atë tani është vetëm formalitet. Po ashtu, Noka i jep edhe një përgjigje të qartë dyshimit se pas kësaj, kreu i qeverisë Edi Rama do të tentojë të blejë kandidatët në pritje në listat e PD-së, për të mbushur vendet bosh të deputetëve që do të djegin mandatet e lënë parlamentin. Në një intervistë me gazetarin e Syri.net, Ermal Rizaj, deputeti demokrat shprehet:

Z. Noka, çfarë pritet tashmë pas vendimit për djegien e mandateve?

Finalizimi i vendimeve politike është një akt thjesht formal, sot ishte vendimi kryesor. Dorëheqja apo djegia e mandateve është akt vullnetar dhe individual i deputetëve. Sot të gjithë deputetët e PD në unison me zërin e qytetarëve në datë 16 vendosën që për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur shqipërinë ne nuk mund të bëhemi fasadë e kkrimti të organizuar, bandave dhe drogës por ne do të djegim mandatet.

Djegia e mandateve nga ju i hap rrugën që në Kuvend, karrigen t’i zënë edhe të tjerë që ndodhen në listë pas deputetëve të PD-së. Mendoni se z. Rama mund të blejë disa përfaqësues të PD që të ulen në parlament?

Zoti Rama është i lirë me paratë e krimit dhe drogës të blejë gjithçka. Ka blerë votat, ka blerë zgjedhjet…

Ju e keni këtë frikë?

Ne nuk kemi asnjë merak. Ne jemi votuar, jemi mandatuar për të përfaqësuar qytetarët. Qytetarët më datë 16 na e hoqën këtë mandat në këtë pushtet ndaj ne nuk mund të mbajmë më mandat deputeti. Kushdo që mund ta mendojë se mund të mbajë mandat deputeti jashtë vullnetit të qytetarëve është çështje e tij….Rama mund të bëjë ç’të dojë, mund të blejë kë të dojë, por vullnetin e popullit nuk do të lejojmë ta blejë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat