"Gjenerali" lë qelinë pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm

Shqipëria

"Gjenerali" lë qelinë pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 14:31
Gert Gjinarari

45-vjeçari, Gert Gjinarari i njohur edhe si Gert Gjenerali i dënuari me burgim të përjetshëm, por që gjykata e Korçës e ka liruar me kusht, e ka lënë qelinë, pas nxjerrjes së urdhrit të ekzekutimit nga Prokuroria e Korçës.

Gjinarari përfitoi liri me kusht nga Gjykata e Korçës në 14 Shkurt, por Prokuroria e mbajti edhe 48 orë të tjera në qeli, për shkak të gabimeve të konstatuara në vendimin e gjykatës.

Pas korrigjimit të gabimeve, gjatë një seance të posaçme në Gjykatën e Shkallës së Parë, Prokuroria nxori urdhrin e ekzekutimit dhe pas kryerjes së procedurave administrative nga burgu i Drenovës, Gjinarari u la i lirë.

Prokuroria e Korçës ka apeluar vendimin e gjykatës, që liroi me kusht 45-vjeçarin e dënuar me burgim të përjetshëm, për një vrasje të kryer në 1997 në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat