Spartak Braho e konfirmon: Djali im i vetëofrohet PS për Durrësin

Shqipëria

Spartak Braho e konfirmon: Djali im i vetëofrohet PS për Durrësin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Spartak Braho

Deputeti socialistë, Spartak Braho në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, teksa komenton protestën e opo-zitës, shprehet se ngjarjet që shoqëruan 5 orët e tubimit para Kryeministrisë ishin fundi i një “komedie me aktorë politikë që bllofuan se do luanin tragjeditë e Eskilit”.

Gjithashtu, ai shprehet se me vendimin për të djegur mandatet PD po bën vetëvrasje politike. Pavarësisht kësaj mase ekstreme, ai thekson se kjo nuk do ta pengojë Partinë Socialiste që të qeverisë deri në fund të mandatit që i kanë dhënë shqiptarët. “Do të jetë një vetëvrasje tjetër në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetekzekutohet. Po jeta parlamentare vazhdon edhe më pas pasi mazho-ranca i ka 80 deputetë”, – shprehet Braho.

Jo vetëm kaq, por duke e konsideruar si diletantizëm sjelljen e PD dhe LSI, ai thekson se me këtë lloj opozite Partia Socialiste do fitojë edhe zgjedhjet e 2022. “Maxhoranca do vazhdojë të qeverisë deri 2026 me këtë opozitë që çdo 6 muaj “vret veten” por pa mendjemadhësi”, thekson Braho në këtë intervistë, ndërsa hedh poshtë çdo lloj mundësie për ripër-sëritjen e një marrëveshje të ngjashme me atë të majit të 2017 mes PD dhe PS. Duke folur për zgjedhjet vendore në qarkun e Durrësit ku ai bën dhe jetën politike partiake, Braho nuk e fsheh dëshirën e djalit të tij për të kandiduar për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Sipas tij kjo dëshirë vjen për shkak të kontributit që djali i tij, Arbër Braho ka dhënë si nënkryetar i kësaj bashkie prej 5 vitesh. “Është vetëm një dëshirë e tij në mbështetje dhe si një kandidaturë që mendon t’i ofrohet Partisë Socialiste meqenëse ka 5 vjet si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit”,- thekson Braho në këtë intervistë.

Zoti Braho, opozita protestoi dje për rreth 5 orë para Kryeministrisë ku nuk munguan as aktet e dhunës sidomos ndaj godinës. Keni ju një koment, si i patë ngjarjet e ndjeshme?
E ndoqa protestën aq sa munda nëpërmjet ekranit të televizionit dhe ajo që mund të them lidhur me pyetjen tuaj është se ngjarjet e djeshme ishin fundi i një komedie me aktorë politikë që bllofuan se do luanin tragjeditë e Eskilit.

Duket se jemi në kushtet e njëjta me ato të para dy viteve, ku para zgjedhjeve të përgjithshme opozita pas disa protestave u ngujua në çadrën para Kryeministrisë. Nisur edhe nga paralajmërimi i opozitës për të vijuar sërish të enjten protestën, çfarë duhet të bëjë mazhoranca tani?
Mazhoranca do vazhdojë të qeverisë deri 2026 me këtë opozitë që çdo 6 muaj “vret veten”, por pa mendjemadhësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat