Tatimet: Kujdes, mos kryeni shitblerje me këto subjekte, dënoheni

Shqipëria

Tatimet: Kujdes, mos kryeni shitblerje me këto subjekte, dënoheni

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 15:05
Foto Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  njoftoi tatimpaguesit se çdo ditë publikohet në faqen e saj zyrtare lista e përditësuar e subjekteve pasive, si dhe e fermerëve aktivë.

Lista e subjekteve pasive publikohet me qëllim që palët e treta, të vihen në dijeni për të mos kryer transaksione shitje/ blerje me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në ndryshimet e fundit të Paketes fiskale 2019, konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer me subjekte me statusin pasiv.

Konkretisht në nenin 44, pika 7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar : “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet si më poshtë:

për shitësin, i cili është në regjistrin pasiv, bëhet vlerësim tatimor dhe dënim, në përputhje me nenin 116 të këtij ligji;

për blerësin, vlerësim tatimor për mosnjohjen e TVSH-së së zbritshme dhe të shpenzimit.

Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktivë, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpaguesit që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet si më poshtë:

shitësi aktiv, në përputhje me pikën 2, të nenit 128, të këtij ligji. Ky dënim nuk aplikohet në rastet kur, për arsye teknike, lista e tatimpaguesve në regjistrin pasiv nuk është përditësuar nga administrata tatimore;

blerësi në regjistrin pasiv, me vlerësim tatimor të detyrimit dhe dënim, në përputhje me nenin 116 të këtij ligji”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat