Fier, nis puna për ndërtimin e urës në qendër të qytetit

Shqipëria

Fier, nis puna për ndërtimin e urës në qendër të qytetit

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:08
Bashkia e Fierit

Bashkia e Fierit vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore dhe rezultatet janë të dukshme pasi së shpejti do të bëhen edhe të prekshme me urën.

Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi thekson se rindërtimi i urës me shkallë do të transformohet në rrugë automobilistike, një investim që do lehtësojë banorët.

“Ura me shkallë sapo ka nisur rindërtimin dhe transformimin në një urë automobilistike me standard bashkëkohor. Një punë kolosale, në një kohë rekord që do i japë frymëmarrjen dhe vlerën e munguar të një qyteti potencial”, shprehet ai.

Më tej, Subashi shton se tani kjo vepër do të jetë epiqendra e një investimi me impakt ndërkombëtar “Yura Corporation”.

Ura që po rindërtohet është në kuadër të projektit të Bashkisë Fier për rehabilitimi e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.

Sipas projektit, janë dy ura mbi lumin Gjanica, ku njëra duket se do të jetë vetëm për këmbësorët. Ndërsa në të gjithë hapësirën e sheshit, do të ketë korsi të dedikuara për biçikletat në krah të trotuareve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat