PD unifikon me aleatët vendimin për djegien e mandateve

Shqipëria

PD unifikon me aleatët vendimin për djegien e mandateve

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 17:32
PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur partitë parlamentare dhe jo parlamentare, aleate të opozitës, pas takimit me të cilët ka deklaruar unifikimin e vendimit për djegien e mandateve.

“Sot ka ndodhur një akt i paprecedent në historinë e pluralizmit. E gjithë opozita ka marrë një vendim për t’iu bindur urdhrit të qytetarëve që u derdhën në protestën e 16 shkurtit”, theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se aleatët janë gati të djegin mandatet duke iu bindur kështu “urdhrit të qytetarëve shqiptarë që protestuan e që nuk e duan më Ramën kryeministër”.

“Ne kemi koalicion politik të hershëm, për këtë vendim kemi besimin e qytetarëve që na treguan se Rama nuk mund ta qeverisë më vendin. Dalim me një qëndrim të përbashkët, besoj që do jetë vendim unanim”, – tha ai.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se aleatët janë gati të djegin mandatet duke iu bindur kështu urdhrit të qytetarëve shqiptarë që protestuan e që nuk e duan më Ramën kryeministër.

“Ne kemi koalicion politik të hershëm, për këtë vendim kemi besimin e qytetarëve që na treguan se Rama nuk mund ta qeverisë më vendin. Dalim me një qëndrim të përbashkët, besoj që do jetë vendim unanim”, – tha ai.

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha se opozita e bashkuar është në kushtet e misionit të saj, mision i cili nuk mbaron me djegien e mandateve të këtij parlamenti, sipas tij, ilegjitim.

“Ky koalicion opozitar është ai i cili drejton popullin, mbështetet nga populli për të sjellë të nesërmen, ditën kur të funksionojë shteti i së drejtës, demokracia funksionale, integrimi i vendit në BE”, tha Dule.

Edhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Noka mbështet qëndrimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve.

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi konfirmoi vendimin. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat