Kryemadhi: Nga dera e Kryeministrisë u hodh lëndë kimike, kam vjellë gjithë natën

Shqipëria

Kryemadhi: Nga dera e Kryeministrisë u hodh lëndë kimike, kam vjellë gjithë natën

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:12
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë", në Ora News, tha se nga dera e Kryeministrisë nuk doli por solucion kimik.

Kryemadhi: Kjo Maja Konçinjançiç ka konflikt interesi me Shqipërinë. Ajo është favor të ndryshimit të kufijve. E dyta, ajo nuk ka më punë sepse i mbaron mandati. Mogherinin e sulmoi vetë Renzi duke thënë se ishte një dështim në politikën e jashtme. 

Ata që mbështesin trafikun e drogës në Shqipëri janë në konflikt interesi. Unë kam vjellë ditën e shtunë gjatë gjithë natës. Vjellja nuk vjen nga gazi lotsjellës. U përdor lëndë kimike ushtarake. Vjellja dhe dhimbja në diafragmë nuk vjen nga gazi. Ujë që dilte nga dera e Kryeministrisë, ishte solucion kimik. 

Po të ishte ujë shkonte deri tek Rogneri. Ndërkohë, protestuesve nuk u janë bërë analizat. Dua të them që një kryeministër që i dhimbset më shumë një kërpudhë se sa shqiptarët, nuk po them këta vandalët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat