Kocijançiç i reagon PD-së: Djegia e mandateve kundër integrimit në BE

Shqipëria

Kocijançiç i reagon PD-së: Djegia e mandateve kundër integrimit në BE

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 22:43
Maja Kocijancic

“Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare në Shqipëri për të bojkotuar Parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundër produktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformave të vendit në BE”.

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic ka reaguar kundrejt vendimit të opozitës shqiptare për djegien e mandateve.

“E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të merren përpara, e jo të bojkotohen. Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformës së vendit në BE. Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike”, theksoi Kocijancic. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat