Aksident masiv në Fushë Krujë, përplasen 4 automjete

Shqipëria

Aksident masiv në Fushë Krujë, përplasen 4 automjete

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 06:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në Fushë Krujë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, ku 4 mjete janë përplasur mbi urën e Tapizës në Fushë Krujë.

Në këtë aksident masiv nuk ka pasur viktima, por vetëm të lënduar lehtë.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në aksin nga Fushë Kruja për në Tiranë.

Ky aks njihet si ndër më problematikët edhe për shkak të mungesës së elementëve të sigurisë dhe sinjalistikës, por edhe ka ngarkesë në qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat