Masa për protestuesit, deputetët e PD në Gjykatë: Të lirohen

Shqipëria

Masa për protestuesit, deputetët e PD në Gjykatë: Të lirohen

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:00
Foto Ilustrim

Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për fatin e 16 personave të arrestuar për protestën e opozitës dhe aktet e dhunës që shfaqen ndaj institucioneve publike.

Të arrestuarit do të dalin përpara gjyqtares Rexhina Mlika ndërsa ndaj tyre rëndojnë 4 akuza: kundërshtim polices, dëmtim prone me dashje, protestë pa leje dhe prishje qetësisë publike. Në mesin e të arrestuarve janë edhe Florenc Hoxha si dhe Sajmir Rexhepi, i njohur edhe si “Ujku i Cërrikut”.

Ndërkohë që në kërkim janë edhe 6 persona të tjerë të identifikuar nga policia. Deputetë të PD-së dhe familjarët e të arrestuarve ndodhen jashtë ambienteve të Gjykatës, për të mbështetur të afërmit e tyre të cilët ndodhen në këto ambiente. Ata pretendojnë se arrestimi i tyre është i padrejtë.

BOX

Të arrestuarit

Florenc Hoxha
Emanuel Nallbani
Naim Haxhiu
Andon Gjini
Resul Daci
Suzana Dimushi
David Linati
Hasan Jakupi
Ilir Hamedini
Festim Taku
Sajmir Rexhepi
Mitat Fieraku
Lefter Jakupi
Pëllumb Sheluka
Veljan Dine
Ndue Tuci

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat