Meta në Berlin: Gati për negociatat me BE - Bota Sot
Meta në Berlin: Gati për negociatat me BE

Shqipëria

Meta në Berlin: Gati për negociatat me BE

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 12:14
Ilir Meta

Ndërsa Shqipëria ka hyrë në një krizë politike pas vendimit të opozitës për lënien e mandateve, presidenti Ilir Meta është shprehur me doza optimizmi, për çeljen e negociatave për anëtarësim me BE-në në qershor.

“Ne shpresojmë se edhe me mbështetjen e paçmuar të Gjermanisë dhe me vullnetin e të gjithë vendeve anëtare, të jemi të gatshëm të çelim negociatat me BE-në qershorin e 2019-s. Procesi i Berlinit mund të shërbejë si një katalizator dhe instrument i fuqishëm për reformat e nevojshme strukturore ekonomike, si dhe për krijimin e një “tregu të përbashkët rajonal” apo “zonës ekonomike rajonale” (Regional Economic Area)”, tha Meta.

Këto komente presidenti Ilir Meta i bëri gjatë Konferencën Vjetore të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme gjermane në Berlin, nga theksoi se jemi të vetëdijshëm që sot Bashkimi Evropian sikurse dhe Gjermania si pjesë e rëndësishme e lidershipit të saj, ka sfida madhore për të adresuar dhe pikëpyetje ekzistenciale për të zgjidhur.

“Në këtë kontekst, unë besoj se të gjitha këto sfida kërkojnë një BE më të bashkuar, më të reformuar dhe më të hapur ndaj zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, sepse një Ballkan në paqe dhe me stabilitet, me prosperitet dhe i integruar plotësisht në familjen evropiane”, tha Meta.

Një Ballkan i integruar në BE tha presidenti Meta është një garanci më shumë për një BE më të fortë në dimensionin politik, ekonomik, ushtarak, dhe në atë të kohezionit social./TCh/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...